Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së

Sot ka ndërruar jetë nëna e Naim Fetahut, ish deputet i PDK-së, aktualisht kryetar i kësaj partie në degën e Podujevës.

Njoftimin e ka bërë vetë Fetahu përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Varrimi i Rahime Fetahut do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobratin – vendlindja e zyrtarit të PDK-së.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, njoftojmë shokët, miqtë dhe dashamirët, se sot ka ndërruar jetë nëna jonë e dashur Rahime Fetahu
Varrimi bëhët sot, me 12.07.2019, në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobratin.”,ka shkruar Fetahu./GazetaBlic

SHPËRNDAJE