Ndihmohen futbollistët afrikanë dhe francezë të bllokuar nga pandemia

Përveç izolimit e ‘gjunjëzimit’ pothuajse të gjithë Botës, Pandemia nga sëmundja Covid 19 pa dyshim se ka shfaqur edhe anën e ndritur dhe solidare të mrekullueshme të qytetarëve dhe organizatave të Kosovës.

Kjo kohë e ligë ka bllokuar në Vushtrri edhe 6 futbollistë kryesisht afrikan por edhe nga Franca të cilët kanë luajtur për Klubin Vushtrria, të cilët jetojnë në kushte të rënda, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Vushtrri, sot ka ndihmuar këta 6 futbollistë që jetojnë larg familjeve të tyre.

“Krahas mbështetjes së madhe që gjatë kësaj periudhe kemi bërë për familjet skamnore, kohëve të fundit vëmendje të veçantë jemi duke ju kushtuar të moshuarve të vetmuar. Ndërsa sot kemi ndihmuar edhe futbollistët që si pasojë e pandemisë kanë mbetur të bllokuar largë familjeve të tyre”, ka deklaruar për Gazeta Online Veriu.info, Blerim Ibrahimi, vullnetar i Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri.

Gjatë pandemisë futbollistët janë përkrahur edhe nga qytetarë dhe nga vet Komuna e Vushtrrisë. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE