Ndodh për herë të parë, një President i Shqipërisë në Maqedoni, shikoni çfarë bën

Gjatë vizitës në Manastir, Presidenti, Ilir Meta u ndal në fshatin Mexhitli.

Mexhitli është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Presidenti Meta u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë

Vizita e Metës në Mexhitli është e para e një Presidenti shqiptar

Banorët: Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptaret”, tha Meta.

“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë.

Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm.

Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

SHPËRNDAJE