Në Britani të Madhe: Deri në 10 mijë funte do gjobiten ata që nuk respektojnë masat e izolimit

Njerëzve në Angli do t’u kërkohet me ligj që të vet-izolohen nëse dalin pozitiv me COVID-19, nëse këtë ata nuk e bëjnë rrezikojnë të gjobiten, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Gjobat do të fillojnë me 1,000 paund apo 1,090 euro dhe mund të shkojnë deri në 10,000 paund apo në 10,909 euro.

Gjobat me çmim më të lartë do të jenë për ata që bëjnë shkelje disa herë të ligjit apo edhe “shkelje të mëdha” siç janë parandalimi i të tjerëve nga vetë-izolimi, tha qeveria e atjeshme.

Këto rregulla përfshijnë edhe pronarët e bizneseve të cilët parandalojnë stafin nga vet-izolimi duke kërcënuar se do i largojnë pozita nëse nuk shkojnë në punë.

Kryeministri i vendit, Boris Johnson, ka thënë se njerëzit që zgjedhin të injorojnë rregullat do të përballen me gjoba të konsiderueshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kontrolluar përhapjen e këtij virusi, për të parandaluar infektimin e njerëzve më të prekshëm dhe për të shpëtuar jetë”, tha Johnson.

Njerëzit që humbin para teksa janë të izoluar marrin 500 paund në muaj apo 545 euro shtoi qeveria e atjeshme.

Qeveria atje kërkon që njerëzit që kanë simptoma të COVID-19 ose një test pozitiv të vetë-izolohen për të paktën dhjetë ditë së bashku me anëtarët e familjes së tyre, shkruan Euronews.

SHPËRNDAJE