Në gusht çdo 2 orë e 15 minuta ka vdekur një qytetar me COVID-19 në Kosovë

Çdo 2 orë e 15 minuta në Kosovë, gjatë muajit gusht, ka vdekur një person i infektuar me COVID-19.

Kjo duke e bërë këtë muajin më të vështirë deri tash në Kosovë sa i përket pandemisë.

Për 12 ditët e para të muajit në total kanë vdekur 127 qytetarë.

Nga kjo i bije që 10.6 persona kanë ndërruar jetë brenda dite ose rrjedhimisht çdo 2 orë e 15 minuta nga një qytetar, shkruan gazeta Infokus.

Deri tash në total në Kosovë kanë vdekur 365 qytetarë.

SHPËRNDAJE