Në këtë ditë ndryshon moti

Në fundjavë mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.

Fushat e presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të kushtëzojnë mbi vendin tonë mot të nxehtë dhe kryesisht të kthjellët edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Javën e ardhshme mbetet mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, e me depërtimin e fushave të presionit të ulët mbi Itali, në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për reshje shiu.

31.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.
1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell.
3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE