Në këtë komunë të Kosovës në vend të rëntgenit për njerëz, u ble rëntgen për mace e qenë

Në Komunën e Kamenicës gjatë qeverisjes së Shaip Surdullit të LDK’së ishte blerë rëntgen për qenë e mace, në vend të rëntgenit për njerëz. Kjo ka qenë akuza që kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, ia ka bërë Surdullit live në emision, shkruan Periskopi.

Pas këtyre akuzave të Kastratit, reagoi Surdulli, i cili është sërish kandidat për kryetar të Kamenicës.


“Kjo çështje është në procedurë gjyqësore. Do të përgjigjen njerëzit për këtë që e kanë bërë”, tha Surdulli, teksa iu kundërpërgjigj akuzave të Kastratit./Periskopi




SHPËRNDAJE