Në Prizren është plagosur një zyrtar i qendrës emergjente. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që është një plagosje e rrallë ndaj një zyrtari shëndetësor.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për klankosova.tv se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.
Deri më tash nuk dihet motivi i këtij krimi, por pritet që nesër Policia e Kosovës të dalë me njoftim të detajuar për publikun