Në krye të Gjykatës Themelore në Mitrovicë emërohet një serb! Ja kush është ai!

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nën kryesinë e Kryesuesit Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq.

Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Lajmi.net/

SHPËRNDAJE