Në LDK frikësohen se Teuta Rugova do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Afrimi i datës kur do të certifikohen rezultatet e ku më pas do të hapet rruga për krijimin e institucioneve, ka bërë që bisedat dhe presionet për sigurim të votave të rriten.

Siç meson gazetametro.net, në LDK ka frikë e dyshim se vajza e presidentit historik të LDK’së, Teuta Rugova, do ta votojë Ramush Haradinaj për kryeministër. Kjo, sipas burimeve, do të bëhej si shkak i disa raporteve të afërta që llogaritet të kenë krijuar familja Haradinaj me atë Rugova.

Siç merret vesh, Teuta Rugova do të shtyhej ta votonte Haradinajn nga vëllai i saj, Uka, pasi ky i fundit ka një lidhje me Daut Haradinajn, madje së bashku me Astrit Haradinë ata ishin në listën e AAK’së me listën e tyre të quajtur ‘Rugova’.

‘Për të ka dyshim në të gjitha strukturat e LD’së se do ta votojë Haradinajn. Uka(vëllau i Teutës) në zgjedhjet e 2009-ës e ka pas themelu listën “Rugova” bashkë me Astrit Haraqinë, dhe kanë pas hi me AAK’në në një listë të përbashkët. Qysh atëherë Kka dhe familja e Rugoves supozohet që kanë raporte të mira me Haradinajn. Edhe lidhje të tjera që Uka i ka me Daut Haradinaj dhe Astrit Haraqinë, ndikojnë. Prandaj, Teuta do ta votonte Haradinajn si pasojë e presionit të Ukës (vëllait të saj)’, thotë burimi i Metros brenda LDK’së.

Kështu, duke u ndier e frikësuar nga mundësia për t’u votuar Haradinaj nga ndonjë deputet i saj, Metro mëson se LDK’ja po planifikon ta lëshojë sallën e Kuvendit në kohën kur votohet për Haradinajn. Për këtë, Metro merr vesh se LDK po bisedon me partnerët e koalicionit, dhe e cila gjë u konfirmua edhe nga një anëtar i kryesisë së kësaj partie.

‘Pikërisht për këtë dyshim, dhe ndonjë tjetër nga deputetët e AKR, LDK pothuajse ka vendosur që ta lëshojë sallën e Kuvendit kur votohet për Qeverinë. Sipas një anëtari të kryesisë, LDK do të kerkojë nga partnerët e kolicionit që ta lëshojnë sallën’, sqaron burimi i gazetametro.net.

Ndryshe, për mundësinë e votimit të Haradinajt nga ndonjë deputet i LAA u diskutua këto ditë në publik, por që akoma nuk kishte diçka konkrete. Gjithashtu, edhe për mundësine e largimit nga salla kur votohet Haradinaj, kishte folur deputeti i këtij koalicioni, Ilir Deda.

Ndërkohë, krijimi i institucioneve ka mbetur peng i certifikimit të rezultateve edhe pse janë bërë 19 ditë nga dita e zgjedhjeve.

SHPËRNDAJE