Në Mikushnicë vendosen gur-themelet e Shtëpisë Muze, Kullës së luftëtarit Shaban Manxhollit

Sot në fshatin Mikushnicë janë vendosur gur-themelet e Shtëpisë Muze, Kullës së luftëtarit dhe atdhetarit Shaban Manxhollit njërit ndër luftëtarëve më besnik të Lëvizjes Kaçake dhe bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës.

Deputeti Bekim Haxhiu përmes një postimi në facebook theksoi se ndihet mjaftë i lumtur që në këtë projekt bëri amendament dhe siguroj buxhetin që institucionet e Republikës së Kosovës, MKRS të realizoj projektin e Shtëpisë Muze/Kullës së atdhetarit Shaban Manxholli dhe tha se poashtu do të vazhdojmë edhe me projektet tjera, si Akademia e Parë Ushtarake e UÇK-së, restaurimi i varrit të Prek Kuqit dhe projekte të tjera, raporton gazeta online veriu.info.

Kulla e Shaban Manxhollit dhe fshati Mikushnicë pesë herë janë djegur nga pushtuesit por asnjëhere nuk u dorzuan , andaj sot vendosëm gur-themelin e Kullës së Shaban Manxhollit e cila rezistoi në të gjitha etapat e historisë për të mbetur vlerë e pashlyer e trashëgimisë tonë kulturore dhe historike ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë në facebook:

SHPËRNDAJE