Në Mitrovicë mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest”

Organizata Jo Qeveritare “Bridge Film Fest” përmes kësaj komunikate ju njofton që me datë 19 deri me 20 Gusht të këtij viti, mbanë dy netë me filma që kanë qenë pjesmarrës në dy edicionet e kaluara të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest”. Këto dy netë i paraprijnë edicionit të ardhshëm të këtij Festivali.

Në këtë event do të ketë filma, muzikë dhe shumë rekreacione interesante për publikun. Filmat do të shfaqen në ambient të hapur afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Janë të ftuar edhe artistë të ndryshëm të cilët do të flasin për filmat. Njëkohesisht me muzikë do të ju argëtojnë Ilda Krama dhe Tringa Sadiku në natën e parë, kurse në natën e dytë do të përformojnë Kron Sadiku dhe Enur Pakashtica.


Këtyre dy netëve do t’i paraprijë edhe nje aksion nga iniciativa “Let’s Do It Kosova”, të cilët do të pastrojnë hapsirën përreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Mbështëtesit e këtyre dy netëve janë: Komuna e Mitrovicës, Let’s Do It Kosova, Besplay, Trioclicks, Klubi i Zhytësve “Trepça”, House Pub, Mitrovica Sot, Ditori, Reporteri etj.




SHPËRNDAJE