Në Mitrovicë organizohet turniri në basketboll “STREETBOLL 2019”

Komuna  e Mitrovicës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe  Sport, organizon turnirin  në basketboll “STREETBOLL 2019”.

Ky turnir do të mbahet në vend parkimin e veturave në hyrje të fshatit Suhadoll  tek hyrja në shëtitoren  përgjatë lumit Ibër-shëtitorja e kejit ne lumin Ibër,  ditën e  enjte me datën 25.07.2019, duke filluar nga ora 14:00-21:00.

Në këtë turnir parashihet të marrin pjesë një numër i madh i ekipeve prandaj ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet.

SHPËRNDAJE