Në pikë të ditës dy persona në Prishtinë tentojnë të grabisin: Pengohen nga kalimtarët

Dy persona dje në Prishtinë kanë dështuar që të grabisin në një objekt në Prishtinë, pasi që janë penguar nga dy persona tjerë.

Një person ka raportuar në Polici se dy persona kanë hyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabisin diçka por nuk kanë arritur, pasi janë penguar nga dy persona tjerë.

Këta dy të dyshuar tentuat që të grabisin në pikë të ditës, pasi ngjarja ka ndodhur pak para orës 16:00

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Prishtinë 16.09.2019 – 15:47. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa dy persona kanë hyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabisin diçka por nuk kanë arritur pasi janë penguar edhe nga dy persona të tjerë. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

SHPËRNDAJE