Në Prishtinë protestohet kundër fashizmit turk

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon protestën “RiseUp4Rojava”, e cila po mbahet në disa qendra botërore me qëllim dënimin e “fashizmit e Turqisë ndaj popullit kurd”.

Protesta është paraparë të fillojë nga ora 13:00.

“Edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqim solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd”, shkruhet në njoftimin për protestë të RrGK-së.

SHPËRNDAJE