Në protestat studentore të 1997, ishin edhe Muhamet Hajrizi, Latif Berisha e Mulla Asllani

Sot mbushen 23 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

E pjesë e tyre ishin figura të njohura nga Mitrovica, dy prej të cilave duken edhe në këto fotografi. Është profesori i respektuar Muhamet Hajrizi, dhe dy fytyra të njohura tashmë të ndjera, veprimtari i shquar Latif Berisha dhe hoxha Mulla Asllani.

SHPËRNDAJE