Në Tetovë hapet ekspozita “Shtigjet e qytetit tim”

Në ekspozitën e titulluar “Shtigjet e qytetit tim” për publikun artdashës janë prezantuar 42 punime grake të realizuara në teknikën akuatintë, ku sjell vepra me vlera të larta artistike për nga stili ashtu edhe nga metoda e realizimit të tyre.

Në Galerinë e Arteve Pamore – Tetovë, mbrëmë (2 nëntor 2020), është hapur ekspozita personale artistes së njohur nga Kosova, Shkurta Haxhiu.

Në ekspozitën e titulluar “Shtigjet e qytetit tim” për publikun artdashës janë prezantuar 42 punime grake të realizuara në teknikën akuatintë, ku sjell vepra me vlera të larta artistike për nga stili ashtu edhe nga metoda e realizimit të tyre.

Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm adhurues të artit, veprimtarë të kulturës dhepersonalitete të njohura nga jeta publike.

Galeria e Arteve Ju fton të gjithëve që ta vizitoni ekspozitën e lartpërmendur e cila do të jetë e hapur gjatë ditëve në vazhdim…