Në Vushtrri u debatua për aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve

Me një sërë aktivitetesh, është shënuar sot në Vushtrri Dita ndërkombëtare e rinisë. Organizuar nga Qendra rinore “Hareja”, sot është mbajtur një konferencë për aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve që është mbështetur nga projekti YES i Organizatës qeveritare gjermane për zhvillim ndërkombëtar GIZ, raporton portali veriu.info.

Për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ për rininë vushtrriase ka folur Bajrush Kosumi, drejtor i organizatës rinore “Hareja”. “Vushtrria është përzgjedhur nga projektin YES “Rinia punësimi dhe shkathtësitë”, ku me përkrahje nga GIZ, si dhe bashkëpunim edhe me akterët tjerë si Drejtoria komunale e arsimit, Drejtoria e kulturës, rinisë dhe sportit, Zyrën për punësim dhe organizatat rinore, do të stimulohen mundësi të reja aftësimi dhe punësimi për të rinjtë”, ka deklaruar për portalin veriu.info, Bajrush Kosumi drejtor i Organizatës rinore “Hareja”.


Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Kumrije Kelmendi, përfaqësuese nga projekti YES i GIZ-it, Izet Miftari zyrtar në Drejtorinë e kulturës, si dhe përfaqësues të kompanisë ndërtimore vushtrriase “Diari”, të cilët thanë se janë duke bashkëpunuar dhe vazhdimisht po ofrojnë punë për të rinjtë vushtrrias. Po ashtu në këtë takim kanë folur edhe Xhavit Mehmeti nga shoqëria civile, Zehra Kovaçi nga Shkolla e mesme profesionale “Bahri Haxha”, Bashkim Asllani nga Zyra e punesimit, dhe Agron Hajdari.

Me rastin e Ditës së rinisë, në orët e mbrëmjes po ashtu janë mbajtur edhe aktivitete si ato sportive ku në qendër të qytetit është organizuar Street ball si dhe të rinjtë e Qendrës rinore “Hareja” kanë shpalosur para të rinjve vushtrrias, aktivitet që afron Qendra për të rinjtë. /Veriu.info/




  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE