“Nëse s’mund të bëj çfarë dua, do të largohem”

Ditën kur s’do të ketë kontroll në skuadër, do të largohet.

Zinedine Zidane ka mohuar se Keylor Navas do të largohet nga Real Madridi dhe se ky është vendim i prerë i klubit.

Ai ka paralajmëruar klubin se ditën kur do t’i përzihen në skuadër, do të largohet.

“A mund të jetë ndeshja e fundit e Navas? Nuk mendoj kështu, s’dua të mendojë për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Zidane.

“Ka shumë spekulime se çfarë do të ndodhë, por s’do të them asgjë. Askush nuk e di se çfarë i kam thënë Navasit, përveç meje dhe atij”.

“Do të jemi i qartë se kush do të luajë sezonin tjetër. Është vendimi im. Kush mendoni se është në krye të këtij ekipi? Është e qartë si uji; unë jam trajneri, do të bëj gjithmonë gjithçka që dua dhe nëse jo, do të largohem. Kjo është e qartë”.

“Me transferimet, ka njerëz këtu në klub dhe të gjithë punojmë së bashku, Por, ekipin, formacionin, stolin, skuadrën… janë punë e imja dhe e stafit tim”. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE