Nesër në orën 11:00 seanca plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Seanca e ndërprerë gjatë ditës së sotme pritet të fillojë nesër në orën 11:00.

Kështu bëhet e ditur me anë të një njoftimi për media të dërguar nga Kuvendi i Kosovës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së

Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për

Shërbimin Civil të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE