Nesër pritet të largohet nga rektori i UMIB njeriu që e shkatërroi këtë institucion akademik

Universiteti i Mitrovicës nga nesër mund të udhëhiqet nga nje rector i ri, pasi që Këshilli Drejtues i këtij institucioni në mbledhjen e mbajtur më 30.05.2019 ka shpallur konkurs për pozitën e rektorit të UMIB, raporton gazeta online veriu.info.

Konkurs për rektor të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Ky institucion që nga themelimi është udhëhequr nga njeriu i PDK-së, Alush Musaj, i cili për gjithë mandatin është shquar vetëm për punësime familjare dhe partiake në UMIB dhe keqmenaxhimi të këtij institucioni që rezulton edhe nga raporti i ekspertëve ndërkombëtarë për akreditim.

Nesër Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës pritet që të zgjedh rektorin e ri, pasi që ky i deritanishmi nuk ka bërë pothuajse asgjë në ngritjen e cilësisë së këtij institucioni duke e renditur në fund të ranglistës të universiteteve në botë.

Rektori Musaj është kujdesur që gjatë mandatit të tij të punësojë shumë nga partiakët e tij, pra PDK-së, pasi që partia e tij humbi zgjedhjet lokale në Mitrovicë në vitin 2013.

Në mesin e të punësuarve dhe të avancuarve në këtë institucion është edhe gruaja e presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi e cila aktualisht mban pozitën e prodekanës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.

Për këto problem veriu.info ka raportuar në vazhdimësi dhe do të raportojë edhe në të ardhmen./Veriu.info/

Për shkak të keqpërdorimeve në Universitetin e Mitrovicës të drejtuar nga Alush Musaj, rekomandohet mbyllja e tij

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE