Nesër raportojnë para kryeministrit, zëvendësministrat

Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës do të dalin gjatë ditës së nesërme para kryeministrit Haradinaj.

Ky takim i tyre me të parin e Qeverisë vije në kuadër të raportimit për 100 ditëshin e punës , raporton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zyra e Kryeministrit përmes agjendës së dërguar.

“Kryeministri Ramush Haradinaj në ora 7:00 pret në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës”, bëhet e ditur nga zyra e Haradinajt.

Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës pritej që gjatë muajit të kaluar ta përfundonin këtë raportim, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

E përkundër pakënaqësive të mëdha në opinion për numrin e madh të zëvendësministrave, këta të fundit ishin shprehur se po angazhohen mjaftueshëm në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që po u jipen nga shefat e tyre.

SHPËRNDAJE