New York Times: Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja

Gazeta amerikane, Nju Jork Times, ka publikuar një shkrim për rrëzimin e qeverisë Kurti në kohën kur është shpërndarë pandemie në glob.

Prestigjiozja shkruan se rrëzimi erdhi me një ndihmë të vogël nga SHBA’ja. Kryeministri i Kosovës humbi në mocionin e votëbesimit të mërkurën, pjesërisht për mënyrën se si reagoi ndaj pandemisë.

Kritikët thonë se edhe diplomacia amerikane luajti një rol. Kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie kombëtare të mërkurën pasi një shumicë e ligjvënësve në Kosovë votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshje politike që lidhej pjesërisht me pandeminë.

Administrata e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua pasi partnerët e tij kryesorë të koalicionit u bashkuan me partitë e opozitës në një votë mosbesimi kundër qeverisë së tyre, duke mposhtur zotëri Kurtin me një votim prej 82 deri 32, shkruan NY Times.

Kurti mbetet kryeministri i përkohshëm deri sa të formohet një qeveri e re. Por rënia e qeverisë së tij e lë Kosovën pa udhëheqje të fortë, në një kohë kur shumica e qeverive të tjera kombëtare po kërkojnë të zgjasin fuqitë e tyre për të luftuar pandeminë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE