New York Times: Thaçi fali ish pjesëtarët e UÇK-së, të dënuar për vrasjen e një familje shqiptare

Përpjekjet e Kosovës për të pezulluar një gjykatë për krime lufte, e formuar për të ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët etnikë gjatë luftës së tyre për pavarësi po kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë që e mbështetën shkëputjen e Kosovës nga Serbia, kanë paralajmëruar zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

Kështu e ka nisur një shkrim për Kosovën, të publikuar sot, gazeta e njohur amerikane New York Times.

New York Times shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte mbështetur kirijimin e Gjykatës Speciale tre vjet më parë, ndërsa iniciatorët e rrëzimit të gjykatës, tani thonë se Thaçi është mbështetës i kësaj nisme.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Po ashtu, New York Times shkruan për një vendim të presidentit Hashim Thaçi për t’i falur tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, vëllezërit Burim dhe Arsim Ramadani, si dhe Arben Kiçinën. Të tre këta persona ishin dënuar me burg për vrasjen e një familjeje shqiptare.

“Në një vendim të muajit dhjetor, ai kishte falur tre ish-pjesëtarë të UÇK-së të dënuar për vrasjen e një familjeje të tërë shqiptare më 2001 sepse babai dyshohej të ketë punuar me policinë serbe”, shkruan sot New York Times.

Nuk është e qartë nëse Parlamenti i Kosovës do të votojnë për shfuqizimin e gjykatës, vazhdon shkrimi i NYT. Nevojiten dy të tretat e ligjvënësve për të kaluar anulimin e ligjit, sepse nevojiten amendamente kushtetuese.

Fuqitë perëndimore gjithmonë kanë qenë të bindura se Kosovë, sikurse edhe vendet tjera në rajon, duhet të pajtohen me luftërat ballkanike.

Gjithashtu, New York Times shkruan se Franca dhe Gjermania dërguan emisarë në Prishtinë, në atë që u duk si një përpjekje për t’u bërë presion liderëve që të përmbahen nga përpjekjet për të ndryshuar Kushtetutën.

New York Times ka shkruar edhe mbi dyshimet që janë përhapur se tre ish-ushëheqës të UÇK-së, kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, dëshirojnë shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorisë së Specializuar. /Insajderi

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE