Neymar më i mirë se Messi dhe Ronaldo në Botëror

Asi i Paris Saint-Germain tani ka shënuar gjashtë herë në kampionate botërore, duke qenë kështu më i shpejtë se shumë legjenda në gara të këtilla

Ylli i Brazilit Neymar pati edhe një super-paraqitje për vendin e tij në këtë Botëror në 1/8 e finales kundër Meksikës.

Ai shënoi golin e parë kundër Les Tri, derisa në përgjithësi ka shënuar gjashtë gola në Botëror – një numër që Messi dhe Ronaldo nuk e kanë arritur për një kohë kaq të shkurtër.

Përderisa argjentinasi dhe portugezi kanë dominuar në futbollin modern në dekadën e fundit, duke fituar 10 Topa të Artë për 10 vite, asnjëri prej tyre nuk ka arritur sukses kaq të madh në këtë fazë.

Kështu, pavarësisht suksesit individual, as Messi dhe as Ronaldo nuk kanë arritur të shënojnë kaq shpejt gola për Kombëtaret e tyre.

Neymar, megjithatë, e ka angazhuar shumë përpara William në qendër sidomos në pjesën e dytë në ndeshjen e së hënës në Samara.

Ishte vetëm goditja e tij e 38’të në këtë Botëror, derisa Messi dhe Ronaldo bashkë nuk kanë arritur këtë sukses, me dyshen që në total të Botërorëve kanë goditur në drejtim të 67 respektivisht 74 goditje.

Neymar ka shënuar gjashtë herë dhe ka bërë më shumë se gjysma e goditjeve të portugezit në Botëror.

Brazili, në të njëjtën kohë, kalojë në çerekfinale të Rusia 2-0 duke e falënderuar pikërisht atë, me sulmuesin e PSG’së që shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin në fund të pjesës së dytë. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE