Nga dasma në mort, tre pjesëtarë të familjes vdesin në aksident

Një aksident tragjik i ka marrë jetën tre personave, një çifti bashkëshortësh dhe një tjetër pjesëtar i familjes së tyre, një vajzë.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ku makina ka dalë nga rruga në aksin Fier-Levan dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës në fshatin Varibop.

Veçse dëmtimeve nga përplasja, viktimat kanë humbur jetën pasi janë mbytur.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Express mëson se familja kthehej nga një dasmë.

AKSIDENTI NE FIER
Policia e Fierit thotë se në fshatin Varibop rreth orës 08:10, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një automjet tip “Suzuki” me targë IHZ 1755.

Paraprakisht – thotë policia – dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, përfundon një njoftim paraprak i policisë.

Në këtë video publikuar nga AbcNews, shfaqen pamje të rënda, teksa forcat zjarrfikëse nxjerrin nga kanali me ujë, vajzën e re që ka ndërruar jetë në aksident.

Ajo shihet teksa është e veshur me fustan mbrëmjeje, të cilin e ka zgjedhur për dasmën ku familja, deri në çastin e aksidentit tragjik, ishte duke festuar. Paralajmërojmë se pamjet janë të RËNDA.

SHPËRNDAJE