Nga këto komuna janë 145 rastet e reja me koronavirus

Edhe 145 raste të reja me koronavirus, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në një konferencë për media ku prezent është edhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj.

Sipas këtyre rasteve të reja, Komuna e Prishtinës rezulton me numrin më të madh të rasteve, gjithsej 58 raste

“Komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, ka treguar Ramadani.