Nga ky qytet është personi i infektuar me Covid 19

Sot në vendin tonë është konfirmuar edhe një rast i ri me Covid-19, ndërsa janë shëruar edhe shtatë të tjerë.

Siç njofton, IKSHPK rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

“Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri)”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE