Nga “Qeveri e interesit” në “Qeveri dinamike” – Ndryshimi ekstrem i Donika Kadajt për Haradinajn

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, prej që ka kaluar në AAK, ka filluar ta lavdëroj qeverinë Haradinaj, të cilën muaj më parë e kishte përqeshur për keq qeverisje.

Kadaj-Bujupi tashmë deputete e AAK-së thotë se qeveria Haradinaj ka dinamik dhe vullnet për punë.

“Unë jam tash në fazën e ri-akomodimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe tani unë shoh vullnet të madh dhe një dinamik shumë të shtuar në qeverisjen Haradinaj, dhe qartazi tani shihet së është shumë dinamike tani qeveria Haradinaj ka thënë Kadaj-Bujupi”, ka thënë ajo në T7.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Kadaj-Bujupi muaj më parë kishte përqeshur qeverinë Haradinaj duke thënë se qeveria aktuale është qeveri e interesit dhe nuk sheh përparim.

“Kjo qeveri është qeveri e interesit, jo zhvillimore nuk shoh përparim këtu”, ka thënë ajo.

Tutje deputetja, ka pohuar se dikur ka besuar në AAK, mirëpo dikur ka vërejtur që gjërat nuk po funksionojnë si duhet.

“Dikur kam besuar në AAK, dhe jam angazhuar në atë parti, por e kam kuptuar që nuk po funksionojnë dhe jam larguar, sepse gabimi që kanë bërë me PDK-në, është i pariparueshëm. Deputetja ka theksuar se të gjitha partitë që bashkëpunojnë me PDK, të gjitha djegën. /Insajderi

SHPËRNDAJE