Ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Prizren!

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në seancën e së martës, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit m V.S. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 04.11.2017. I dyshuari në fjalë, dyshohet se me datën 04.11.2017, në rrugën “Ismail Kryeziu”, në lagjen Arbana, duke e drejtuar automjetin e llojit “Fiat Bravo”, dhe shoku i tij pasagjer, pa targa të regjistrimit e godet një shtyllë të ndriçimit dhe pastaj me dashje ja vë flakën veturës në pronësi të panjohur, me qëllim të dëmtimit të asaj veture dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga pasojat e këtij veprimi të kundërligjshëm shkakton dëm material në shtyllën elektrike dhe lëndime trupore merr i dëmtuari . Ndaj, duke e pasur parasysh se vepra penale është kryer në hapësirë publike ku ka mundur të rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, forma e kryer është e dhunshme, duke përdorur zjarrin për të arritur qëllimin, gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale zjarre vënie nga neni 334 par.2 të KPRK-së.

SHPËRNDAJE