Ngjarje e rëndë në Suharekë: Goditet nga rryma, një person mbetet pa shenja jete në vend

Policia e Kosovës njofton se një person në Suharekë ka humbur pasi është goditur nga rryma.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:00.

Viktima është sjellë në spital pa shenje jete, ndërsa dëshmitarët kanë treguar se ai është goditur nga rryma.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime./gazetametro.net

SHPËRNDAJE