Ngjarje e turpshme në mes të autobusit në kryeqytetin tonë, askush nuk reagon! (Video)

Një djalë i ri në moshë ka bërë një gjest turpërues në një linjë të urbanit në Tiranë.

Pasi ka zënë vend dhe nuk ja ka liruar një gruaje të moshuar që qëndronte në këmbë përpara tij, djali e ka sulmuar të moshuarën duke e qëlluar me shkelm.

Ngjarje e turpshme ka ndodhur në autobusin e linjës Qendër – Sanatorium, në Tiranë.

 

Në fakt, kjo do të ishte një gjest i pasjellshëm nga një i ri me tendenca dhune, por skandali në këtë histori është se bëhet fjalë për djalin e saj.

Ai nuk ka pyetur dhe e ka dhunuar nënën në sy të pasagjerëve që udhëtonin në autobus, pa pasur ‘frikë’ nga reagimi i tyre.

E në fakt i vetmi reagim qytetar ka qenë filmimi i kësaj skene dhe publikimi i saj në rrjetet sociale.

“Hajde se ta tregoj unë në shtëpi” apo “mos u ul, rri në këmbë”, raporton JOQ të kenë qenë disa nga fjalët që djali i thoshte nënës.

SHPËRNDAJE