Ngjarje si në filma, plaçkitësit futen me kallashë në këtë terminal doganor të Kosovës

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë sot në terminalin doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.

Disa persona e kanë xhiruar nga afër ngjarjen ku pamjet ekskluzive i kanë sjell në Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, plaçkitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës.

Nuk ka ende informacione nëse të dyshuarit kanë marr para në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e rastit.

SHPËRNDAJE