Ngjarje si në filma: Zbulohet se si u arratisën dy të burgosurit nga Dubrava

Mëngjesin e së shtunës, dy të burgosur nga Burgu i Dubravës janë arratisur.

Sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dy të burgosurit e arratisur kanë qenë të pavijonit D dhe të dënuar për vjedhje të rënda.

Dy të burgosurit kishin shfrytëzuar kohën e hedhjes së mbeturinave për t’u arratisur.

“Mund të ju them se dy të arratisurit K. G, 29 vjeç dhe Sh. N, 62 vjeç janë arratisur më 9 shtator. Dy të arratisurit kanë qenë të dënuar për vjedhje të rënda. 29 vjeçi ka ardhur në burgun e Dubravës në maj ndërsa 62 vjeçi ka ardhur në Dubravë në janar të këtij viti”, tha Thaçi.

29 vjeçari me inicialet K. G është i dënuar me 8 vite e 8 muaj e 25 ditë për veprën penale vjedhje e rëndë ndërsa 62 vjeçari me inicialet Sh. N është i dënuar me 3 vite burgim për vjedhje të rëndë.

Sipas Drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi për arratisjen e të burgosurve janë suspenduar dy gardianë./kallxo.com

SHPËRNDAJE