Ngjyra vjeshte: 3 fotografi mahnitëse të autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Është një kohë kur pishat dhe kedrat përherë të gjelbra bëhen një sfond i zbehtë për të kuqen dhe të verdhën e ndezur të kushërinjve të tyre gjetherënës—drurë që i rrëzojnë gjethet.

Pamje të tilla janë mahnitëse, ashtu siç i ka sjellë edhe fotografi Bujar Vërbani të autostradës ‘Arbën Xhaferri’.

Autostrada e re përbëhet prej 13 urave, me mbi 1.400 trarë të vendosur në këtë urë. Punimet në ndërtimin e kësaj autostrade kanë nisur nga muaji korrik i vitit 2014

Karakteristikë tjetër e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’ është se ajo ka urën më të gjatë në rajon me një gjatësi prej 5.7 kilometra pa ndërprerje, kurse lartësia e urës gjarpërore është 83 metra.

Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Shkup ka zgjatur për pesë vite, krahas “Bechtel-Enka”-s, kanë punuar edhe 900 kompani vendore me gjithsej 9449 punëtorë, duke u bërë gjenerues i madh i vendeve të punës për gjysmë dekade.

SHPËRNDAJE