Nis formimi i një subjekt politik multietnik në vend

Fatmir Sheholli ka njoftuar se ka nisur formimin e një subjekti politik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sheholli ka thënë se kjo iniciativë do të jetë multietnike.

“INICIATIVË: Jemi në draftimin e iniciativës qytetare ( subjekt politik) për angazhim gjithë qytetarë! Ka kohë që në shtetin tonë 57 % deri 61% nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje lokale e as nacionale! “, ka shkraur Sheholli.

Sheholli ka thënë se “Jemi të lodhur dhe të ngopur me forma identike të politikës tash e 20 vjet! Iniciativa e parë që do ta ndërrmarim është plotësimi i kushteve kushtetuese për heqjen e privilegjeve kushtetuese të atyre qe shtetin e Kosovës e quajne ” i ashtquajturi shtetë i Kosovës”! Këtë inicijativë na e mundëson Kushtetuta e Kosovës!”.

Tutje Sheholli ka thënë se ata janë të vetdijshëm që janë duke hyrë në një treg të egër politik.

“Në forumin inicues të këtij subjeti politik janë të inkuadruar shqiptar, te gjitha komunitetet jo shumicë që angazhohen për vlerat e shtetit të Kosovës dhe bujq e fermer të zellshëm pa dallim feje, ngjyre, etniteti e komuniteti! Jemi të vetëdijshëm se po hyjmë në një treg të egër politik, mirëpo ajo që premtojm është fundi i çdo të keqje që po i bëhet shtetit tonë! Nuk ka liberalizim të vizave me politika inatesh me faktorin ndërkombëtar por ka dhe do të ketë suksese vetëm me njerzë të vyeshëm dhe të sinqert ndaj qytetarve dhe shtetit te vet!”, ka shkruar Sheholli.

“Me besim në sinqeritet dhe në zot e në mardhënjet shembullore me SHBA-të koha e atyre që me vite nuk morrën pjesë në zgjedhje po vjen! Adresa e fitores plebishitare është qytetari dhe shteti !”, ka përfudnuar Sheholli.