Nis gjykimi i Gjokiqit, i dyshuar për krime të luftës në Kosovë

I dyshuari për krime lufte në Kosovë, Zoran Gjokiq, të enjten është paraqitur para Gjykatës në Prishtinë.

Në seancën e shqyrtimi fillestar, Gjokiqi deklaroi se është i pafajshëm për veprat që akuzohet.

Ai, sipas Prokurorisë, akuzohet se gjatë muajit mars dhe prill të 1991-1999-s, në lagjen Kristal të Pejës, ka shkaktuar vuajtje, frikësim, plaçkitje dhe vrasje ndaj popullatës civile.

I dyshuari për krime lufte, Zoran Gjokiq, ishte arrestuar në muajin shkurt të këtij

viti, në veri të Kosovës.

Në maj i është shtyrë masa e paraburgimit edhe për dy muaj, të cilën masë aktualisht po e vuan në Burgun e Sigurisë së Lartë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE