Nis hetimi i veteranëve të rrejshëm të UÇK-së edhe në Zonën Operative të Shalës

Megjithëse ishte konsideruar se nuk kanë bërë shkelje me rastin e hartimit të listave të veteranëve, për faktin se janë dal shumë më pak veteranë në krahasim Zonat tjera Operative, hetimi ka nisur edhe për veteranët e rrejshëm të UÇK-së edhe në Zonën Operative të Shalës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është duke i hetuar mbi 60 lëndë që kanë të bëjnë me veteranët e rrejshëm, ka konfirmuar për medie Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Ju njoftojmë që më 30.08.2018 Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore të Mitrovicës 62 lëndë që kanë të bëjnë me veteranët e rrejshëm”, ka pohuar për Zërin, prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla.

Ai ka treguar se nga këto 62 lëndë 59 prej tyre janë me kallëzime penale, ndërsa tri të tjera me raport të veçantë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE