Nis mbledhja e LDK-së, çka do t’i thotë Isa Mustafa-Albin Kurtit?

Anëtarët e Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë filluar të mblidhen në selinë e tyre për të nisur mbledhjen e paraparë për në ora 14:00.

Anëtarët e kryesisë së LDK-së, janë parë duke hyrë në seli, ku pritet që pjesë e diskutimit në mbledhjen e sotme të jetë mundësitë për koalicionin VV-LDK.

Mustafa pak më parë tha se gjatë mbledhjes së sotme do të diskutohet mbi qëndrimin e LDK-së pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër dhe rrjedhën e afatit 15 ditësh Kushtetues për formimin e Qeverisë.

“Në orën 14:00 e kemi kryesinë për të diskutuar për këtë çështje dhe atje e japim deklaratën”, tha Mustafa pas përfundimit të akademisë përkujtimore për nder të 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE