Nisë takimi i radhës VV-LDK në selinë e partisë së Albin Kurtit

Antarët e grupit punues të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs kanë arritur në Selinë Qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë ku do të mbahet takimi i katërt për harmonizim të programeve.

Sot është bërë e ditur se do të diskutohet për sundimin e ligjit, derisa partitë po zotohen për për reformë rrënjësore te sistemit të drejtësisë dhe Vettingun në gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI.

Nga LDK-ja, siç raporton T7 janë të pranishëm Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.

Në takim ndërkaq mungon Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së që së fundmi është bërë pjesë e grupit punues./GazetaExpress/

  • ETIKETIMET
  • Q
SHPËRNDAJE