Nisin ofertat për ‘Raketën’ e Kosovës – 45 milionë euro ofron gjiganti evropian

Borusia Dortmundit ka gati 45 milionë euro për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e ëerder Bremenit dhe shumë klube evropiane kërkojnë shërbimet e tij, shkruan Reporteri.net

Werderi dëshiron që ta rinovojë kontratën me yllin nga Vushtrria, por lojtari po heziton pasi dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve.

Në Gjermani ditë më parë u raportua se Rashica po shihet si zëvendësues adekuat i Jadon Sanchos, i cili pritet të largohet nga Dortmundi verën e ardhshme.

Ndërsa tani raportohet se një ofertë prej 45 milionë euro ka shkuar në drejtim të ëerderit nga ‘Milionerët’.

Ndryshe, Rashica është i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e tetorit.

SHPËRNDAJE