NISMA nuk e pranon humbjen, kërkesën për rinumërimin e votave e dërgon edhe në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë ditës së sotme ka kthyer përgjigje negative për partitë që kërkuan të ketë rinumërim të votave, kërkesa u bë nga NISMA Socialdemokrate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Por, siç merr vesh Gazeta Blic nga burimet brenda partisë, Nisma Socialdemokrate nuk do të ndalet me kaq.

Burimet brenda NISMA-s  thanë  se NISMA nuk do të ndalet me kaq dhe kërkesën për rinumërimin e votave do ta vazhdojnë në Gjykatën Supreme, ku presin nga kjo e fundit të kenë përgjigje pozitive.

Koalicioni NISMA-AKR-PD, nuk kanë qenë të kënaqur me rinumërimin e votave, sipas tyre gjatë rinumërimit kanë ndodhur disa parregullsi, arsyetim të ngjashëm patën edhe dy partitë tjera që e bënë kërkesën e njëjtë, LDK-ja dhe PDK-ja.

Koalicioni “Bashkë për shtetin” edhe pas numërimit 100% të votave të rregullta nuk kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor, megjithatë shpresa e tyre ka mbetur në votat e diasporës ku janë shprehur të bindur që me diasporën kanë mjaftueshëm vota për të kaluar pragun.

SHPËRNDAJE