Nitaj: Jemi kundër monopolit të Devollëve, por duhet ta ndryshojmë ligjin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se AAK’ja është kundër monopolit të Devollëve në homologim, derisa ka kërkuar që të ndryshohet ligji. Nitaj ka fajësuar PDK’në e LDK’në për votimin e ligjit aktual.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se AAK’ja është kundër monopolit në homologim dhe çmimeve të larta. Ka thënë se janë kundër që homologimi të bëhet vetëm në Prishtinë, derisa ka akuzuar Qeverinë e kaluar për siç ka thënë këtë “katrahurë”.

Nitaj ka thënë se për këtë çështje duhet të ndryshohet ligji.

“Por të gjitha këto duhet të bëhen me ligj. Ligji i sotëm, që është shumë i keq, e që e ka votu legjislatura e kaluar, është shkaktar i kësaj katrahure. Duhet të ndryshohet Ligji…krejt tjerat janë politike e lodht”, ka shkruar ai./Gazeta Express