Nivel i ulët i tregtisë në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë në nivel shumë të ulët.

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelet e duhura, duke pasur parasysh potencialet dhe lidhjen e fortë mes dy shteteve.

Shkëmbimet mes dy shteteve janë të ulëta, ndërkohë që janë një sërë pengesash administrative, që nga skanimi i kamionëve në Morin, e deri tek problemet jo tarifore që lidhen me njohjen e certifikatave fitosanitare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për të eliminuar pengesat dhe për të nxjerrë në pah gjithë problematikën, bizneset e dy vendeve kanë ngritur një grup pune.

Deri më 15 korrik, sipërmarrja shqiptare duhet të dërgojë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) të gjitha problematikat që kanë në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, në mënyrë që këto pengesa mes dy vendeve të zgjidhen.

SHPËRNDAJE