Një 16 vjeçar vdes nga therrjet me thikë

Policia metropolitane deklaroi se hetimet fillestare tregojnë se një adoleshent vdiq nga plagët e marra nga thika. Ata së pari u lajmëruan nga qytetarët se kishte ndodhur një gjuajtje me armë në rajonin “Greenleaf Close” rreth orës 22:53, aty ku djaloshi u gjet pa vetëdije. Ai ndërroi jetë në orën 23:41. Policia kishte angazhuar ditëve të fundit qindra policë shtesë nëpër rrugët e kryeqytetit si reagim ndaj vdekjeve të fundit.

Një dëshmitar tha se prindërit e viktimës e panë djalin e tyre duke vdekur pasi pritën rreth 15 minuta që të arrinin ekipet e emergjencës. Në momentin e sulmit prindërit kishin dalë ta marrin adoleshentin për ta dërguar në shtëpi dhe gjithçka kishte ndodhur brenda pak çastesh.

Paulina Wedderburn, një banore e zonës ku ndodhi vrasja, tha se ajo dëgjoi një krismë armësh dhe pa një Audi të zezë duke u larguar kur e gjeti të shtrirë adoleshentin. “Më vjen keq për nënën e tij. Nuk po mund ta heq nga koka bërtimën e saj”, tha ajo.

Ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë vrasje. Ky rast ndodhi pasi katër persona, në mesin e të cilëve dy adoleshendë dhe dy burra, vdiqën nga sulmet me thikë në Londër brenda pesë ditësh, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli

SHPËRNDAJE