Një detaj nga zhveshtorja e Barcelonës që shpalos dëshpërimin e tyre

Futbollistët e Barcelonës pësuan humbjen më të turpshme të tyre në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mbrëmë nga Bayern Munchen. Fotoja e shkrepur mes pjesëve të ndeshjes zbulon dëshpërimin e tyre.

Ata ishin duke humbur 4:1 pas tridhjetë minutash loje e me atë rezultat u shkuan në pauzë.

Të gjithë e kishin të qartë se katalanët ishin eliminuar, tifozët kishin shpresë ata do të dilnin në fushë e të bënin mrekulli duke luftuar si dikur, me një ‘La Remuntada’ tjetër.

Kur shihet fotografia e shkrepur shihet që as gjasa nuk kishte të ndodhte kjo. Në kuadër shihet Lionel Messi i ulur e pa motiv, e përballë më të mirit të botës ishte edhe për shumë kë portieri më i mirë Andre Ter Stegen, i përhumbur që shikon në distancë.

Ter Stegen ishte përballë rivalit të tij në kombëtaren e Gjermanisë që tani pak kush mund të dyshoj se Manuel Neuer do t’i lëshoj dorëzat për të lëshuar vendin gjermanit të Barcelonës.

Në fund të ndeshjes ishte edhe më keq për spanjollët, pranuan edhe kate gola tjerë e ranë nga gara me rezultat turpshëm 8:2. Madje dy goditjet e fundit jua dha lojtari i tyre i larguar si i dështuar, braziliani Coutinho, që edhe ashtu nuk është në formë aspak të mirë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE