Një ditë pas konfirmimit të fitores, ja nga ku u uron ditë të mirë Shpend Ahmeti (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot u ka uruar të gjithëve ditë të mirë nga Komuna e kryeqytetit.

Ai ka nisur menjëherë me punën, pas konfirmimit të fitores së tij gjatë ditës së djeshme.

‘’Mirëdita të gjithëve nga Komuna e Prishtinës ?. Vazhdojmë me punë për të mirën e qytetit tonë.

Ditë të mbarë!’’, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Dje në QNR u numëruan votat me kusht dhe postë, ku Shpend Ahmeti doli fitues me 861 vota, duke lënë pas Arban Abrashin e LDK-së me 733 sosh./Periskopi/

SHPËRNDAJE