Një granatë dore gjendet nën kadë në një banesë në Prishtinë

Policia raporton se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë raportohet se gjatë renovimit të një apartamenti, është gjetur nga punëtorët në banjë nën kadë një mjet i dyshuar shpërthyes.

Mjeti i dyshuar është siguruar nga policia, kurse njësiti për deminim “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin shpërthyes granatë dore M-75, e cila është tërhequr pa asnjë problem nga vendi i ngjarjes .

SHPËRNDAJE