Një Kuran pranë makinës së djegur të kosovarit, mister arsyeja

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi ditën e shtunë (5 Maj) në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrëfikëse së bashku me policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur.

Hakmarrja e prishtinases: Alba e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë

Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.

Ndërsa anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që mund t’i jetë bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë patur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica.

Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur./tvklan.al

SHPËRNDAJE