Një lajm i mirë Kombëtaren: FIFA jep lejen Ibrahim Dresheviqit për të paraqitur për Kosovën

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA’s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë.

Lajmin e konfirmoi Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai shtoi se meritë të veçantë kanë edhe institucionet e shtetërore për punën e shpejtë rreth përgatitjes së dokumentacionit të duhur ashtu që u mundësua që procesi të përfundojë me kohë.

Tani Ibrahim Dresheviq do të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit të kombëtares së Kosovës dhe do të lehtësoj paksa problemet me lëndime të kohëve të fundit për Përzgjedhësin Bernard Challandes.

Kosova pret Çekinë në Prishtinë dhe pas saj viziton Anglinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

SHPËRNDAJE